Liverpooli fiton bindshëm ndaj Unitedit

Mohamed Salah ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime për ta udhëhequr Liverpoolin drejt fitores së madhe ndaj Manchester Unitedit.

Marketing

Të dielën pasdite në “Old Trafford”, Liverpooli fitoi me rezultatin 3:0.

Ishte kjo kryendeshja e xhiros së tretë të Premier Leagues.

Pos Salahut ka shkëlqyer edhe Luis Diaz. Ai shënoi golin e parë për Liverpoolin në minutën e 35-të, kurse për 2:0 shënoi në minutën e 42-të. Në të dy golat e Diazit asistues ishte Salahu.

Ylli i Liverpoolit, Mo Salah, shënoi për 3:0 në minutën e 56-të, kurse asistues ishte Dominik Szoboszlai.

Për Liverpoolin është fitorja e tretë rresht. Ka 9 pikë, sa edhe Manchester City.

Ndërkohë Manchester Unitedi tashmë është shumë prapa. Ka vetëm tri pikë dhe renditet i 14-ti.

Marketing