Liverpooli fiton ndaj Forestit në një ndeshje që prodhoi pesë gola në pjesën e dytë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se pati raste nga dy anët.

Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe, pasi u shënuan pesë gola. Fillimisht kaloi në epërsi Liverpooli me anë të Diogo Jotas në minutën e 47’.

Vetëm katër minuta më vonë Neco Williams barazoi shifrat 1-1. Ishte edhe njëherë Jota në minutën e 55’ për ta kaluar ekipin e tij në epërsi.

Foresti u kthye sërish në lojë me anë të Morgan Gibbs-White, i cili realizoi një gol të bukur, në minutën e 67’.

Goli i fundit dhe që qëlloi përcaktues në fitoren e Liverpoolit ishte i Mohamed Salah, në minutën e 70’, pas një asistimi nga Trent Alexander-Arnold.

Liverpooli pas fitores kalon në vendin e gjashtë me 50 pikë, pas 31 ndeshjeve