Liverpooli shënon fitoren e parë në Premier Ligë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Bournemouthit, ku skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar fitoren e parë të sezonit të ri të Premier Ligës.

Marketing

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Bournemouthit.

Golat për Liverpoolin i shënuan Luis Diaz (minuta e 28’), Mohamed Salah (minuta e 36’) dhe Diogo Jota (minuta e 62’), kurse golin e nderit për Bournemouthin e shënoi Antoine Semenyo në minutën e 3’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë, krahas Bournemouthit që ka vetëm një pikë në vendin e 14.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Liverpoolit.