Liverpooli shpallet kampion i Anglisë, një muaj para përfundimit të “Premier League”

Skuadra e famshme angleze është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2024-2025, pas fitores me rezultat 5-1 që shënoi sot ndaj Tottenham Hotspur, shkruan Reporteri.net.

Liverpooli arriti të shpallet kampion një muaj para përfundimit të kampionatit.

Pas 34 ndeshjeve, ekipi nga “Anfield Road”, ka mbledhur 82 pikë, me plus 15 pikë nga Arsenali që renditet i dyti në tabelë.

Ky është titulli i 20-të për ekipin e Liverpoolit në Premierligë.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.

Marketing