Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë në “Etihad” ndaj Manchester Cityt me shifrat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.
Qysh në pjesën e parë “The Reds” shënuan dy gola që ishin vendimtarë për këtë takim, shkruan Indeksonline.
Fillimisht shënoi Mo Salah në minutën e 14’të dhe më pas, Szoboszlai në minutën e 37’të.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e parë, duke çuar plus 11 pikë nga pozita e dytë (Arsenal).