Ljamçevski:”Shkojmë në Turnovë për rezultat pozitiv”

FC Shkupi i rikthehet garave të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe në kuadër të javës së tretë, gjatë ditës së diel, do të përballet me Akademia Pandevin në transfertë. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi Bllagoja Ljamçevski është shprehur optimist për një rezultat pozitiv, edhe pse ka respekt dhe fjalë miradie për ekipin e Akademia Pandevit, e cila aktualisht mban pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, me dy fitore.

Marketing

“Të dielën na pret një udhëtim mjaft i vështirë në Strumicë tek Akademia Pandev, ekip kjo që ka një fillim të mirë të sezonit të ri duke i fituar dy ndeshjet e para. Ne nuk kemi filluar sezonin ashtu sikurse edhe kishim dëshiruar, por mendoj se kemi forcë dhe dimë të kompensojmë atë që e kemi humbur nga dy ndeshjet e para. Jam i bindur se do të luajmë një ndeshje kualitative dhe do të kthehemi nga Strumica kokëlartë dhe me tri pikë, ” është shprehur Bllagoja Ljamçevski.

FC Shkupi në këtë ndeshje nuk mund të llogaritë vetëm në brazilianin Sergio, ndërsa rikthehen Ermedin Adem dhe Rron Broja. Rrisi është se Armel Bradji ka rregulluar çështjen e dokumentacionit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Orhan Abdi, i cili do të drejtojë skuadrën bardheblu në sfidën ndaj Akademia Pandev. Ndeshja në Turnovë, do të zhvillohet të dielën , në orën 16.30.