Ai ka ndarë një fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar.
“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, shkroi krahas mbishkrimin.