Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar rizgjedhjen e Ali Ahmetit për kryetar të Bashkimit Demkratik për Integrim – BDI edhe për katër vitet e ardhshme. Lladrovci thotë se Ali Ahmeti është flakadan i papërsëritshëm i lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut. përcjell TS.
“I dashur vëlla Ali,
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe gjithandej trojeve etnike, janë të bekuar me jetën, veprën dhe personalitetin tuaj, në shërbim të kombit.
Ju jeni flakadan i papërsëritshëm i lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut.
I dashur vëlla Ali,
Në frymën skënderbejane, Ju do t’i prini me sukses interesit nacional, barazisë, paqes dhe harmonisë, ashtu si deri sot.
Fitorja Juaj, është fitore e shqiptarëve dhe të drejtës së shqiptarëve të jetojnë në shtëpinë dhe të drejtën e vet, në pajtim me mundësinë, krahas kombeve të qytetëruara.
Suksese për punimet e Kongresit të katërt të BDI-së, suksese vëlla Ali për zgjedhjet e 12 Prillit!” ka shkruar Lladrovci