Lladrovci uron Ahmetin : U rikonfirmua se pa Juve, ky vend nuk ecë as një hap përpara

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar liderit të BDI-së Ali Ahmetit formimin e qeverisë. Në postimin e tij, Lladrovci shkruan:
Vëlla Ali,
Përgëzime për krijimin e Qeverisë së re. U rikonfirmua se pa Juve, ky vend nuk ecë as një hap përpara.
Jam i bindur se në mandatin e ardhshëm, do të përmbushni zotimet për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, të realizoni perspektivën evropiane dhe krijoni hapësira të reja për shqiptarët.
Uroj që fuqizimi i shqiptarëve nëpërmjet institucioneve demokratike të jetë prioritet, ndërsa bashkimi i shqiptarëve të jetë platformë e qëndrueshme.
Urime dhe suksese në mandatin e ardhshëm qeverisës!
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10221340190968287