Lladrovci: Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ftesa për të qenë dëshmitar në Hagë për Ali Ahmetin nuk ishte befasi, sepse të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.

Marketing

Z. Lladrovci ka theksuar se “Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n”.

Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve, ka shkruar në postimin e tij në rrjetin social, z. Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i plotë i tij në fb:

Nuk është befasi që Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar në Hagë, për shumë arsye. Ndër to, më e rëndësishmja është se të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.

Për 20 vite, dështon përpjekja për të barazuar viktimën me kriminelin.

Ali Ahmeti, ka çka të dëshmojë për terrorin nga viti 1981 e këndej të tërë aparatit shtetëror represiv serb, deri te mbi 400 varrezat masive të shqiptarëve në Kosovë, gjatë luftës çlirimtare më 1998-1999.

Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n.

Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve!