Llaskarca, arrest shtëpiak për pronarin e “Durmo Turs”

Pronari i Durmo Turs, i cili është i akuzuari i parë për aksidentin tragjik të autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku si pasojë jetën humbën 16 persona është lëshuar në arrest shtëpiak.

Marketing

Durmish Beluli është liruar me kusht, ndërsa në fillim të gjykimit të sotëm gjyqtari tha se ai do të mbrohet në liri.

Bellulit i është marrë pasaporta, ndërsa do të duhet të paraqitet në gjykatë, nuk duhet të kontaktoj me të dëmtuarin dhe ka ndalesë për kryerjen veprmtarisë së transportit.

Përveç pronarit arrest shtëpiak është caktuar edhe për Igor Gorgievski, i punësuar në stacionin e kontrollit teknik.

Për rastin e aksidentin të autobusit në Lllaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt, gjithsej janë të akuzuar gjashtë persona