Besnik Halili, ish shoferi i “Durmo Turs” si dëshmitar për aksidentin në Llaskarcë ka mohuar përpara prokurorit gjithçka që kishte thënë para disa muajve. Halilit asgjë nuk i kujtohet për autobusin e aksidentuar, të cilin e ka vozitur prej vitit 2007-të deri në vitin 2014-të, në relacionin Gostivar-Shkup dhe anasjelltas.
Edhe pse u betua se nuk do të dëshmojë rrejshëm, Halili tani thotë se prokurori nuk e ka shkruar saktë atë që ai e ka thënë.
“Kjo nuk është e vërtetë, nuk janë fjalët e mia. Unë nuk jam aq inteligjent që ta them këtë”, tha Besnik Halili, ish shofer i Durmo Turs.