Llatasi përsëri në gjykatë për rastin “Total”

Seanca të reja gjyqësore për rastet “Total” dhe “Transporter” në Prokurorinë speciale publike sot duhet të mbahen në Gjykatën penale në Shkup.

Marketing

Lënda “Total” ka të bëjë me evazionin e tatimit nga ana e gazetarit Dragan Pavlloviq – Llatas, i cili si pronar dhe menaxher i ndërmarrjeve për marketing dhe shërbime konsaltingu “Total marketing” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup, ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 me persona juridik për shkak të evitimit të pagesës të tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore, kanë dhënë të dhëna të rrejshme.

Personat juridik e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.

Pas disa anulimeve, për shkaqe shëndetësore dhe familjare të Llatasit, gjykimi për rastin filloi më 14
maj të këtij viti.

Në bankën e të akuzuarve sot, po ashtu, duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën e PSP “Transporter”.

Ish kryetari i komunës së Manastirit Vlladimit Talevski dhe rreth 20 persona në këtë rast ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me
çka është shkaktuar dëm me vlerë prej 360.000 eurove.

Marketing