Llausha do të bëhet me obelisk për daljen publike të UÇK-së (VIDEO)

Një obelisk në shenjë të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, filloi të ndërtohet këtë të shtunë në Llaushë të Skenderajt.

Marketing

Ndërtimi që pritet të kryhet në përvjetorin e ardhshëm të daljes publike të Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit e Daut Haradinajt, u tha se do të mbetet si pikë kujtese edhe për udhëheqësit ushtarakë të asaj kohe, por edhe për gjeneratat e reja për të mos e harruar këtë datë historike për vendin, raporton Klan Kosova.

Projekti i përbashkët mes Komunës së Skenderajt e Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve kap vlerën e 140.000 eurove.

Marketing