Lloga – Aggeler: ShBA-të, mbështetës të rrugës evropiane të RMV-së

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka takuar sot Ambasadoren e ShBA-ve në vend, Angela Aggeler.

Marketing

Ministri Lloga e informoi ambasadoren Aggeler për procesin e formimit të grupit punues për ndryshimet kushtetuese dhe pritshmëritë që opozita përmes përfaqësuesve të tyre të kontribuojë në procesin, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për eurointegrimet. Ai njëherit ka theksuar se digjitalizimi në gjyqësor është një proces kyç për fuqizimin e kapaciteteve, përgjegjësisë dhe profesionalizmin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Lidhur me vetingun, ministri Lloga theksoi se mund të realizohet vetëm me mbështetjen e ShBA-ve dhe BE-së.

Në takim u theksua edhe Strategjia e re për reforma në sektorin e gjyqësorit 2023-2027, e cila është e përqendruar në përmirësimin e kushteve dhe fuqizimin e kapaciteteve me çka do të sigurohen kushte për zbatim të pandërprerë dhe në mënyrë stabile të reformave të planifikuara.