Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dorëzuar në Qeveri propozim-Ligjin për falje, zgjidhje e re ligjore e cila sipas tij do t’i merr të drejtën Presidentit të falë gjatë procedurës penale.

Marketing

Lloga ka njoftuar se propozimi ka ardhur nga grupi i ekspertëve të cilët mbi zgjidhjen e re ligjore kanë punuar për më shumë se një vit, ndërsa përveç të drejtës së kreut të shtetit për të falur personat gjatë ndjekjes penale, përforcohen dhe saktësohen edhe kushtet e faljes dhe shkurtimi i afateve për institucionet të cilat duhet të veprojnë në proces faljeje.

Sipas Llogës, zgjidhja ligjore bazohet në sistemet juridike të disa vendeve anëtare të BE-së.