Lloga-Garsija: Spanja do ta intensifikojë bashkëpunimin në pjesën e reformave në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Ambasadorin e Spanjës, Ekselencën e tij, Hose Luis Losano Garsija. Ministri Lloga dhe Ambasadori Garsija i konfirmuan marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksuan se ka hapësirë dhe gatishmëri nga të dyja palët për thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

Marketing

Mbretëria e Spanjës ofron mbështetje të qartë dhe pa mëdyshje që sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ministri, Krenar Lloga, e informoi ambasadorin e Spanjës lidhur me aktivitetet të cilat është duke i ndërmarrur Ministria e Drejtësisë në pjesën e reformave në gjyqësor, sundimin e së drejtës dhe agjendës legjislative, prej nga së shpejti priten rezultate konkrete.

Marketing