Lloga: Gjendja në burgje skandaloze, Propozim ligji për amnisti është i vonuar

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka publikuar në llogarinë e tij në fejsbuk fotografi nga burgjeve e vendit, ku shihen qartë kushtet e rënda dhe skandaloze ku qëndrojnë të burgosurit në burgjet e vendit tonë.

Marketing

Lloga nëpërmjet këtij postimi ka bërë thirrje për sjelljen urgjente të Propozim ligjit për amnisti.

“Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet”, shkruan Lloga në fejsbuk.

Ndërkohë, Propozim ligji për amnisti ende nuk ka hyrë në procedurë parlamentare. Ky Propozim ligj parasheh uljen për 30% të dënimit me burg për një sërë veprash penale.