Lloga-Haxhiu: Anëtarësimi në BE sjell përparësi për qytetarët dhe marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga ka realizuar takim me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën diskutuan për vizionin e përbashkët, vlerat dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet tona.

Marketing

“Reformat në sistemin gjyqësor, pavarësia e sistemit dhe profesionalizmi i të zgjedhurve të pushtetit gjyqësor janë e vetmja rrugë për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të siguruar një sistem funksional dhe të drejtë. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës, kanë shumë përvoja pozitive që mund t’i ndajnë për të hapëruar me sukses drejt rrugës evropiane. Ne jemi një hap para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe po shënojmë progres në shumë fusha, që është një përvojë e dobishme për Kosovën.Në anën tjetër, Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe shembull për rajonin në fushën e digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, proces ky që është prioritet edhe për vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.