Lloga: Me konsensus politik mund të hiqet 20%

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se gjatë këtyre ndryshimeve kushtetuese, në rast se arrihet konsensus politik do të kërkohet edhe heqja e 20%-it nga preambula dhe zëvendësimi i saj me gjuhën shqipe.

Marketing

“Shqiptarët nuk mund të heqin dorë nga kërkesa që 20% të ndryshohet dhe të bëhet gjuha shqipe. Në momentin e parë që do të arrihet konsensus me partitë politike në Maqedoni, ne menjëherë pas kësaj do të kërkojmë që me këto kundërshtime kushtetuese, por ndoshta edhe para këtyre ndryshimeve kushtetuese që kjo të arrihet.”, – u shpreh ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Lloga konfirmoi se nisma e propozuar për ndryshime kushtetuese është në procedurë qeveritare dhe pret që në seancën e ardhshme qeveritare e njëjta të miratohet.