Lloga në Kuvend, realizoi takim me koordinatorët e grupeve parlamentare

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend.

Marketing

“Ministri Lloga i informoi përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët lidhur me grupin punues për reformat zgjedhore, nevojën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, si dhe për iniciativën për një Kod të ri Zgjedhor”, njoftojnë nga ministria e Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi mes tjerash është diskutuar edhe për lgjet të cilat janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe për mundësitë e miratimit të përshpejtuar të tyre në Parlament.

“Palët u morën vesh që takime të këtilla në Kuvend të mbahen edhe në periudhën në vijim, ndërsa bashkëpunimi me deputetët të intensifikohet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.