Lloga: Në seancën e ardhshme të qeverisë do të ngrejë temën e ligjit për amnisti

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se është i befasuar me vendimin e deputetëve të LSDM-së për të votuar kundër ligjit për amnisti dhe se nuk është informuar pse nuk e kanë votuar që ligji të hyjë në procedurë të shkurtuar parlamentare.

Marketing

Ai ka bërë të ditur se këtë do ta ngrejë si temë në seancën e rregullt të qeverisë të martën.

“Dilema nëse na duhet apo jo ky ligj, është konsideruar në komisionet vendase kur do të diskutohej nëse do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme apo nëse rrezikohet diçka tjetër”, tha Lloga.

Ai sqaron se paraprakisht ka marrë informacione nga gazetarët të cilët janë informuar nga selia e LSDM-së se nuk do ta përkrahin ligjin.

“Nuk e di nëse kanë pasur rigrupime partiake, por kur shpjegova ligjin, u thashë se do të isha i lumtur ta shihja të kalonte. Në Kuvend i shoh edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët ishin kundër ndryshimeve në Kodit Penal, si Milloshoski, që të nesërmen me avokatë do të kërkojnë që t’i vjetërsohen lëndët”, theksoi Lloga