Lloga: Nga mesi i prillit, Komisioni për kushtetutën

Nga mesi i prillit do të formohet grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, paralajmëron ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

Marketing

Këtë e bëri të ditur ministri Lloga në takimin me zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së ShBA-ve në Shkup, Eric Meyer. Lloga e informoi Meyer se pret që të gjitha partitë parlamentare, duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, më së voni deri më 10 prill, të propozojnë nga një anëtar të tyre për në grupin punues, i cili do të përgatisë ndryshimet kushtetuese.

Temë e takimit përveç ndryshimeve kushtetuese ishin edhe vetingu, Kodi Zgjedhor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjendja në burgjet dhe përparimi i bashkëpunimit në pjesën e reformave në gjyqësor.
Lidhur me vetingun, ministri i drejtësisë, Lloga, ka përsëritur se ky proces do të mund të realizohet vetëm me një përkrahje të qartë nga ShBA dhe BE.

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, theksoi se ShBA-ja është mik i madh dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike.