Lloga për ndalimin e hoxhës Ahmed Kalaja: I kërkoj falje hoxhës së nderuar

Në Klan Debat sonte është i ftuar Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili u pyet për ndalimin e hoxhës Ahmed Kalaja në pikën kufitare në Qafë Thanë. Sipas tij, është absurde që dikush që predikon dhe bën thirrje për paqe, të konsiderohet si i rrezikshëm për një shtet.

Marketing

“Maqedonia vazhdon të vuajë nga sëmundjet e vjetra ku akoma elemente antishqiptare, anti islame apo albanofobe dhe islamofobe, janë pjesë e strukturave në shtet. Unë shpreh keqardhje për atë që ka ndodhur, i kërkoj falje hoxhës në emrin tim dhe asaj që përfaqësoj”, tha mes tjerash ministri Lloga./KlanMacedonia

Marketing