Ndalimi i Hoxhë Ahmed Kalasë, reagon anëtari i kryesisë së BESËS

Reagon- Nuredin Fetai- Anëtarë i kryesisë së Lëvizjes BESA
Shoqerija jonë nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar nga njerëzit që predikojnë paqen, harmoninë fetare dhe ritualet hyjnore!
Shoqëria jonë ka qenë e rrezikuar nga klika politike e cila në emër të patriotizmit komercial e ka varfëruar këtë popullatë dhe fal tyre ju është rezikuar siguria jetësore e idares dhe mbijetesës ekonomike!
Kjo elitë politike në pushtet interesohet për gjithçka irelevante, por jo dhe kur një bashkombas i tyre shqipëtarë e në veçanti një personalitet si Hoxhë Ahmed Kalaja në mënyrë përbuzëse dhe arbitrare ndalohet për ti vizituar vllezërit e tij shqipëtarë këndej kufirit në shtetin tonë!
Ky skandal i turpshëm duhet të ketë përgjegjësi institucionale politike!
Falja duhet të ndodhë nga ata që ja pamundësuan hoxhë Kalasë hyrjen në vendin tonë e jo anasjelltas që ai vllezërve të tyre ju kërkoj ndjesë për mosmundësinë e politikave të dështuar të arijë në Shkup!

 

Marketing