Lloga: Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes

Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë, ka paralajmëruar sot Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje.

Marketing

“Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave amë dhe së shpejti do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia etnike. Ndërkaq, sot u rrumbullaksua edhe zgjidhja ligjore për personat e paevidentuar në librat amë, aktivitet që po bashkërendohet me Kuvendin e RMV-së, OSBE, UNHCR, Këshillin e Evropës dhe sektorin joqeveritar”, thuhet në njoftimin e Llogës