Lloga: Po përgaditet ligj për amnesti

Misnitria e drejtësisë ka përgatitur propozim ligj për amnisti dhe i njëjti pritet të futet në procedurë parlamentare gjatë muajit shtator. Këtë e ka bërë të ditur ministri i drejtësisë Krenar Lloga sipas të cilit me propozimligjin është njoftuar edhe opozita.

Marketing

“Ligji është përgatitur është dorëzuar te të gjitha partitë politike, është dorëzuar edhe pranë misionit të BE-së dhe ambasadës së SHBA-ve, poashtu është informuar edhe VMRO si parti politike, disa vërejtje janë inkorporuar në ligj disa të tjera presin javët në vazhdim dhe besoj se gjatë muajit shtatorë do të futet në procedurë parlamentare për tu miratuar.”, tha minsitër i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Sa i përket rastit për mënyrën e tenderimit për spitalin modularë në Tetovë, që po hetohet në Prokurorinë për krim të Organizuar në Shkup, Lloga tha se procesi është në fazën e para hetimit dhe pritet epilog ditët apo javët e ardhëshme.