Lloga: Prania e Ministrit të Drejtësisë në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në sjelljen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor

Në vitet e kaluara, disa ministra të drejtësisë nuk morën pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor për shkak të rekomandimit të GRECO-s për heqjen e pjesëmarrjes me obligim zyrtar të ministrit të drejtësisë në këtë organ.

Marketing

Menjëherë pas marrjes së detyrës së ministrit, kam njoftuar Këshillin Gjyqësor dhe kam kërkuar që rekomandimi i GRECO-s të respektohet dhe të ndërhyhet në Kushtetutë duke e hequr këtë dispozitë, në të kundërtën kam njoftuar se do të marr pjesë në të gjitha seancat e Këshillit Gjyqësor në të cilat kam të drejtë si anëtar sipas funksionit, sepse duhet respektuar Kushtetuta.

Me një shkresë e kam njoftuar Këshillin Gjyqësor që të bëjë ndarjen e seancave dhe të më informojë për ato ku mund të marr pjesë. Siç është theksuar në ligj, anëtarët e Këshillit sipas funksionit nuk marrin pjesë në punimet e seancave të Këshillit në të cilat diskutohet dhe vendoset për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë, zgjedhjen ose shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës.

Duke pasur parasysh se në periudhën e fundit kanë ndodhur një sërë parregullsish në funksionimin e këtij organi, ku besueshmëria e anëtarëve të tij është dëmtuar shumë dhe besimi i publikut është ulur në nivelin më të ulët, si dhe vizita nga ana e Misionit të Vlerësimit të BE-së, i cili skanoi gjendjen në Këshillin Gjyqësor pas një sërë skandalesh dhe trazirash, vendosa të mos marr pjesë në seancat ashtu si paraardhësit e mi.

Në të njëjtën kohë, dua të përmend se prania e ministrit të drejtësisë në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor.

Marketing