Llogaritë e fundit të Champions! Inter e Milan s’duhet të gabojnë, Real e Bayern pak shanse, Atalanta do mrekullinë

Champions League do të luajë të mërkurën në mbrëmjen aktin e fundit të fazës së ligës, për të zbardhur edhe dilemat e fundit në lidhje me skuadrat që kualifikohen direkt për në fazën e 1/8 dhe ato që duhet të kalojnë përmes Play Off.

Marketing

Zyrtarisht dy ekipet që nuk kanë dhimbje kokë dhe kanë siguruar një vend në fazën tjetër janë Liverpuli kryesues me pikë të plota dhe Barcelona e vendit të dytë.

Interi dhe Arsenali që kanë nga 16 pikë, kanë nevojë të paktën për një pikë për ta arritur këtë objektiv dhe duke ditur rivalët që kanë të mërkurën, vështirë se do të ketë surpriza.

Atletiko Madrid dhe Milan për të qenë të qeta duhet të fitojnë jashtë fushe kundër Salzburgut dhe Dinamos Se Zagrebit, dy fusha që në letër nuk janë të vështira.

Atalanta e Berat Gjimshitit është aktualisht mes tetëshen e parë, por për ta mbajtur këtë pozicion duhet të fitojë në Barcelonë kundër skuadrës vendase e cila ndërkohë e ka prerë biletën për më tej.

Vendi i tetë aktualisht i takon Bajer Leverksuenit, skuadër që mund ta mbajë këtë pozicion nëse mund pastër në shtëpi Spartën e Pragës.

Ekipet e tjera që vijnë më poshtë Aston Vila Monaco, Lile, fejenord, etj përveçse duhet të fitojnë vetë, duhet dhe të shpresojnë se do të kenë gabime nga ekipet që aktualisht janë në vendet e para.

Shumë pak shpresa kësisoj për Realin edhe nëse fiton ndaj Brest e aq më tepër për Bajernin që pret në shtëpi Slovan Bratislaven. Pothuajse zero edhe shanset për Juventusin që duhet të kënaqet me Play Off.

Për këtë objektiv duhet të luftojë Manchester City i cili pas humbjes me PSG, tani duhet të mund Bryzhin në shtëpi për të mos e kthyer në dramë sezonin në Champions. ndeshjet e fundit luhen të mërkurën në të njëjtin orar.