Llogaritja dimërore e kohës fillon në natën parazgjedhore mes 30 dhe 31 tetorit

Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e Evropës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës, natën mes të shtunës (30 tetor) dhe të dielës (31 tetor) do të kalojnë në llogaritjen dimërore të kohës. Në orën tre pas mesnate, orët do të kthehen një orë prapa, përkatësisht koha në tre do të llogaritet si ora dy.

Marketing

Llogaritja dimërorë e kohës përfundon në fundjavën e fundit të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Parlamenti Evropian me 4 mars 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës që nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka dhënë vendim.