Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.
Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.
Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.
Kolla e Thatë
Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.
Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:
Astma
Urthi,
Kanceri i mushkërive.
Kjo kollë largohet me shurup.
Kolla Me Sekrecione
Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.
Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.
Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.
Kolla e Fortë
Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë.
Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.
Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.
Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.
Kolla Kronike
Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.
Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.
Shkaqet e kollës kronike janë:
Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
Alergjitë,
Duhani,
Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
Sëmundje të mushkërive,
Probleme me gëlltitjen.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.
Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:
Kolla vështirëson frymëmarrjen,
Kolla zgjat disa javë,
Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit
Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku./AgroWeb