Tatimi progresiv është i drejtë sepse ata të cilët kanë të ardhura më të larta duhet të paguajnë tatime në normë më të lartë, ndërsa ata të cilët kanë të ardhura më të ulëta duhet të paguajnë tatime në normë më të ulët. Kështu vlerëson numri një i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska.
Ajo në intervistën javore për REL, ka thënë se tendenca e ekipit ekonomik në Qeveri është që të kthejnë klasën e mesme e cila duhet të ekzistojë në shoqëri dhe ka shtuar se tatimi progresiv përfshinë numër shumë të vogël të personave të cilët do të paguajnë tatim sipas normës më të lartë.
“Kuptohet se çdo risi, parasë gjithash ato në kuadër të sistemit tatimor, shpesh kritikohet dhe ajo do të menaxhohet me kalimin e kohës. Drejtësia në këtë tatim do të mundësoj që ekonomia e hirtë të ulet dhe gjithashtu do të mundësoj sistem tatimor të drejtë të cilin e synon vendi ynë.
Ne jemi vazhdimisht në komunikim me vendet tjera, shkëmbejmë informacione, kemi nënshkruar memorandum për bashkëpunim edhe me drejtorinë e tatimeve të Kosovës sepse vlerësojmë se evazioni tatimor mund të ulet përmes këtij tatimi. Nëse dikush dëshiron që të kontribuoj për vendin e tij, atëherë ose do të lejonte që t’i nxjerrë të hollat jashtë”, deklaroi drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska.
Llukarevska gjatë kësaj interviste ka folur edhe për regjistrimin elektronik për tatimin personal i cili është në rrjedh e sipër dhe tha se kjo bëhet që t’ju lehtësohet qytetarëve kjo procedurë.
“Detyra jonë është para së gjithash që t’ua lehtësojmë çdo personi fizikë atë procedurë të regjistrimit të tyre që të shkoj shumë më thjeshtë, në vend se të ketë çfarëdo barriere birokratike. Kemi hapur zyra tatimore në më shumë komuna në vend, u kemi dërguar shkresa të gjithë kryetarëve të komunave, përkatësisht komunave që të na sigurojnë hapësirë dhe një lloj të pajisjes teknike që të munden personat fizik nëse e kanë më të lehtë të shkojnë në komuna, në vend se të vijnë në sportelet e DAP-it”, shton më tej ajo.
Ajo ka informuar se DAP po përgatitet gradualisht për tatimin progresiv dhe se presin që të kalojë edhe ligji për të ardhura personale. Sipas saj, 38 mijë persona do të jenë të përfshirë në kuadër të këtij tatimi progresiv.