Loja e Vuçiqit për çështjen e Kosovës: S’ka forcë që më detyron të…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se nuk asnjë forcë e cila mund ta detyrojë atë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Marketing

Ai ka folur edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia ka qenë gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë ne duhet ta dimë se për çfarë po flasim”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj BE-së për mos reagim ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj rreth ndryshimi të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri serb vazhdon të jep deklarata të ndryshme sa i përket çështjes së Kosovës. Sido qoftë Bashkimi Evropian i ka bërë të ditur Serbisë se nëse dëshiron të jetë pjesë e Unionit duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Kujtojmë, gjithashtu se në takimin e fundit në Bruksel, presidenti serb, Vuçiq, kishte refuzuar të takohet me presidentin kosovar, Thaçin. Ata bisedimet i përfunduan përmes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Për takimin e radhës pritet të vendoset në fund të këtij muaji.

Marketing