Lojërat e fatit, protestë kundër ndryshimeve ligjore

Në Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane, në rend dite janë vënë ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, me të cilat parashikohen kushte më të rrepta si kufizimi i numrit të pagesave nëpër bastore dhe nëse ka edhe automat dhe lojëra elektronike, të jenë së paku 500 metra larg shkollës.

Marketing

Kjo ka bërë që Shoqatat e basteve sportive dhe organizatorët e lojërave të fatit të protestojnë para Kuvendit. Ata kanë frikë për të ardhmen e biznesit të tyre.

“Kjo është vetëm një pjesë e vogël e atij numri, njerëzve të cilëve ky ligj do t’u kërcënohet puna. Këta njerëz pas meje, të gjitha familjet e tyre varen drejtpërdrejt nga zbatimi i këtij ligji. Këta njerëz, vetëm për shkak të interesit personal apo të biznesit të individëve nga Qeveria, ekzistenca e tyre vihet në rrezik. Le të dalin deputetët nga Kuvendi dhe t’i shikojnë të gjithë këta protestues në sy.”, – deklaroi kryetari i Asociacionit të Organizatorëve të Lojërave të Fatit, Vasko Ilijevski.

“Ndryshe nga 20 ditë më parë, sot po bllokojmë trafikun si një paralajmërim përfundimtar për deputetët që të mos vazhdojnë të na injorojnë. Nëse ata nuk i pranojnë paralajmërimet dhe indikacionet tona të arsyetuara, do të pasojnë një sërë protestash masive dhe forma të tjera demokratike të shprehjes së pakënaqësisë.”, – theksoi përfaqësuesi i AOLF-së, Goran Stojmenov.

Sipas tyre, 10 mijë të punësuar do të mbeten pa bukë, 54 deri në 100 mijë vende të tjera të punës që mbështeten përmes lojërave të fatit legal do të përjetojnë goditje të rëndë ekonomike, pronarët e objekteve do të mbeten pa qira, bankat do të aktivizojnë hipotekat dhe garancitë tjera.

Marketing