Lojtarët në FIFA 20 mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e shokut të tyre

Veprimi i një grupi lojtarësh të FIFA 20 në modulin ‘Pro Clubs’ është bërë viral, pasi këta të fundit mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e mikut të tyre.

Marketing

Lojtarët, për të cilët besohet se ishin nga Tunizia, mbajtën një moment heshtjeje pasi filluan lojën e tyre virtuale.

Të gjithë 22 lojtarët – secili i kontrolluar nga një person i ndryshëm – qëndruan të rrethuar në rrethin e mesit të fushës dhe mbajtjën një minutë heshtje, përpara se t’i riktheheshin lojës.

Heshtja iu përkushtua Wael Laabidi, i cili ndërroi jetë ditëve të fundit.

Pasi u nda imazhi në internet në fillim të kësaj jave, ajo ka marrë mijëra pëlqime.