Lojtari francez kërkon falje, qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës, Jean-Clair Todibo, ka kërkuar falje të hënën, pasi u pa duke qeshur kur Franca dhe Holanda po mbanin një minutë heshtje për nder të viktimave të luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe për nder të një mësuesi të vrarë në Francë nga një ekstremist i dyshuar.

Marketing

Një minutë heshtje u mbajt para ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian 2024, të cilën Franca e fitoi 2:1 kundër Holandës të premten.

Todibo tha se përjetoi “qeshje nervozizmi”, pasi mediat franceze raportuan se atij i ishte kërkuar nga Federata e Futbollit e Francës të shpjegohej për atë veprim.

Policë, ushtarë dhe zjarrfikës në vendin e ngjarjes ku u vra një mësues gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Arras, Francë, 13 tetor 2023.

“Nuk mendoj se mua më mungon respekti për këto gjëra. Qesha nga nervozizmi, por në asnjë mënyrë nuk po tallesha me gjendjen e tanishme”, tha ai për gazetarë të hënën para ndeshjes miqësore të Francës kundër Skocisë të martën.

Todibo tha se ishte ulur në tribunën në mes të tifozëve kundërshtarë.

“Dikush bëri shaka dhe unë qesha me nervozizëm. Nuk u talla me këtë situatë, në asnjë mënyrë”, nguli këmbë ai.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se Todibo e kishte takuar atë për të kërkuar falje duke shtuar se ai është “prekur” nga polemikat.

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, federata franceze i kishte shkruar mbrojtësit të klubit francez Nice, duke i kërkuar të shpjegohej.

Todibo, i cili u thirr nga Deschamps në kombëtaren franceze vetëm pasi mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba u tërhoq, nuk luajti kundër Holandës të premten.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së martës kundër Skocisë.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael si pasojë e sulmeve nga grupi militant Hamas, i luftëtarët e të cilit u futën befas në jug të Izraelit më 7 tetor për t’i sulmuar qytetet izraelite.

Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe po kryen bombardime të pareshtura hakmarrëse që nga atëherë, duke i vrarë mbi 2.700 palestinezë në Gaza./ rel