Mesfushori i Manchester United Andreas Pereira thotë se klubi planifikon të rifillojë stërvitjet më 18 maj.
Lojtarët nga klubet e tjera të Premierligës, përfshirë Arsenalin dhe Tottenham, tashmë janë rikthyer në mjediset e tyre të stërvitjes në kushte të rrepta sigurie, ndërsa shumica e skuadrave mbeten në izolim.
Lojtarëve të United të cilët ishin jashtë vendit gjatë shpërthimit të koronavirusit u është thënë që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Pereira ka konfirmuar që planet janë për të rifilluar stërvitjen në Carrington më vonë këtë muaj.
“Ne patëm një takim dhe na u tha që nëse gjithçka po shkon mirë, ne do të kthehemi në stërvitje në 18 maj në grupet me gjashtë persona”, i tha Pereira Globo Esporte.
“Nëse kjo shkon mirë, një javë ose dy më vonë, ne do të jemi në gjendje të stërvitemi si grup”.