Tom Pope arriti të gjente golin kundër kampionëve të Premierligës, duke shënuar me kokë, në humbjen e skuadrës së tij me rezultatin 4:1.Ai me shaka pas ndeshjes ka thënë se do të shënonte 50 gola në sezon, nëse do të luante kundër mbrojtësit të Anglisë.“As në ëndërr nuk kam parë se do të shënoja, dhe do të isha i lumtur vetëm të kisha disa prekje të topit” ka thënë lojtari pas ndeshjes
Por, pas ndeshjes, ai ka shtuar disa komente në ‘Twitter’, ku është tallur me Stones.“Më vjen keq, nuk mund t’i përgjigjem të gjithëve. Vetëm do doja t’iu thoja se isha gabim kur thash se do të shënoja 40 për sezon… më shumë se 50” ka thënë lojtari, duke aluduar në lojën kundër Stones.Gjithsesi, Manchester City regjistroi fitore 4:1, duke kaluar tashmë në raundin tjetër të FA Cup.