Lojtari i Real Madrid: Lopetegui nuk pati kohë për të shfaqur potencialin e tij

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, lojtari i Real Madrid, Achraf Hakimi, i cili është i huazuar tek skuadra gjermane, ka komentuar situatën e klubit që mbanë kartonin e tij.

Marketing

Për “Radio Marca”, Hakimi ka komentuar të rejat e fundit të skuadrës së tij, Real Madrid

Ai në veçanti është ndalur tek çështja e trajnerit. Largimi i Lopeteguit duket se ka qenë i ngutshëm sipas lojtarit.

“Isha i surprizuar për faktin se ai qëndroi shumë pak. Ai nuk kishte kohën të shfaqte potencialin e tij që ka si trajner. Një skuadër si Reali do të ndryshojë dinamikën që kanë dhe do të dalin nga kjo krizë” ka thënë Achraf.

Mbrojtësi po kalon në një situatë fenomenale me skuadrën e Dortmund. Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.