Lokali me koncept të ri, punëson persona me nevoja të veçanta (Video)

Gjorgji Surlovski po bënë gati tavolinat për mysafirët.
Ai është me nevoja të veçanta, por kjo nuk e ndalon që të punoj.

Marketing

Gjorgji thotë se është hera e parë që benë një punë me dashuri, dhe se puna si kamerier po i pëlqen.

“Më herët kam punuar, por jo një punë të tillë. Kjo është përvoja ime e parë. Po më pëlqen është mirë. Me gëzim dhe dashuri vijmë në punë. Nuk besoj se dikush do ta bënte këtë që e bëri Mariani, me të vërtet të gjitha objektet hotelerike mund të ia japin dorën”, tha Gjorgji Surlovski.

Në këtë lokal do të punojnë 10 persona me aftësi të veçanta. Sofia Georgievska tha se ky është lokali i parë në Maqedoni që i punëson ata, por jo edhe në Botë. Sipas saj ky koncept në vendet tjera funksion normalisht.

“Ideja vjen nga pronari i lokalit, bëhet fjalë për një ide shumë të begatshme. Ideja është që të punësohen personat me nevoja të veçanta.

Megjithatë të jetë vend i cili do të jetë i njohur me shërbim cilësorë, nga buzëqeshjet e shumta, dhe personat të cilët do të vijnë të vizitojnë objektin të ndjehen mirë”, tha Sofia Georgievska, Organizatore.

Ky event u organizua nga pronari i lokalit “Revija bar” dhe Fakulteti i filozofik në Shkup.

I gjithë ky projekt do të financohet nga pronari i lokalit, me çka të punësuarit do të kenë edhe rogat e tyre.
Projektin e mbështet edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në event morën pjesë ambasadorë, kryetar komunash, si dhe ministra.

Marketing