Lokja e pasur 83-vjeçare nga Veleshta e Strugës, tërë pasurinë ia dhuroi vakëfit

Lokja 83 vjeçare nga Veleshta e Strugës, Fikrije Nasufi ka zgjedhur ditën e djeshme (e Xhuma) për të bë një vepër me të cilën e mahniti popullatën e asaj ane, por edhe më gjerë.

Marketing

Ajo ka nënshkruar te avokati se tërë pasurinë e saj ia dhuron vakëfit të Strugës.

Avokati Besnik Asani nga Struga, thotë se bëhet fjalë për pasuri të madhe, duke shtuar se vlera e saj në treg konsiderohet mbi 50 mijë euro.

“Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bidje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati Asani.

Asani tha se lokja Fikrije Nasufi, përkrahje për këtë gjest ka pasur nga djemtë e saj, nipat, mbesat e nga tërë familja.

Marketing