Lokja nga Malësia e Gostivarit: E kam votuar dhe do ta votoj Ali Ahmetin

Në një ditë të bukur si kjo, ua sjellim rëfimin e 82 vjeçares Sylbije Sulejmani të cilën me plotë meritë e quajtëm Zonja e Hekurt.

Marketing

Në bashkëbisedim me deputetet e ardhëshme Vjollca Latifi Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli, zonja Sulejmani flet për peripecitë që ia solli jeta. Me kujtesë të mirë, ajo rëfen jetën e të kaluarës dhe jetën sot kur flitet për shqiptarët.
Me gëzim shpirtëror thotë që tani Spitali, Policia dhe të gjitha institucionet e tjera flasin gjuhën Shqipe, gjë që u ka mungur para 30 vitesh.

Sylbije Sulejmani ka lindur në vitin 1938 në fshatin Strajan. Në moshën 17 vjeçe u martua në fshatin Sërmnovë ku jetoj deri në vitin 1969 bashkë me famijen.

Nga viti 1969 shpërngulen në fshatin Banjicë të Poshtme ku dhe aktualisht jetojnë. Zonja Sylbije aktualisht ka 82 vjet. Lindi katë fëmijë. Tani u gëzohet 11 nipërve dhe mbesave sikurse stërnipërve dhe stërmbesave.