Lokvenec: I dukshëm ishte qëllimi i turmës nisur drejt Zaevit, Xhaferit dhe Selës

Me marrjen në pyetje të deputetit Hari Lokvenec nga LSDM-ja përfundoi seanca për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Ai tha se ka qenë i dukshëm qëllimi i turmës të drejtohet drejt grupit të deputetëve në mesin e të cilëve kanë qenë Zoran Zaev, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela.

“Sigurimi së bashku me kolegët tanë bënin përpjekje për të mbajtur derën e hyrjes të mbyllur. Pasi hynë, i dukshëm ishte qëllimi i turmës për t’u drejtuar drejt grupit ku gjendeshin Zoran Zaev, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela. Unë isha në grupin tjetër, që ishte në anën e majtë”, sqaron Lokvenec.

Theksoi se së bashku me të kanë qenë Artan Grubi, Stefan Bogoev dhe Agim Shaqiri dhe se kanë arritur të dalin, por kanë marrë goditje në gjunjë.

“Ndjenja për jetën e rrezikuar mbizotëronte tek të gjithë. Pas një ore e gjysmë të kontakteve intensive të Grubit me shërbimet e policisë, arritën të na gjejnë. Pas 45 minutash erdhën njësitet speciale dhe na dërguan në zyrën e Vllatko Gjorçev”, tha Lokvenec duke thënë lëvdata për veprimin dhe sjelljen e Gjorçevit.

Paraprakisht, dëshmoi deputetja Katerina Kuzmanovska, e cila potencoi se ka qenë në galerinë në pres qendrën dhe se ka parë se si turma sulmon Zoran Zaevin dhe Damjan Mançevskin dhe se si Radmilla Shekerinska është tërhequr për flokë.
“U dëgjuan fyerje: tradhtarë, vrisni ata, nuk do të dilni të gjallë”, theksoi Kuzmanovska, duke theksuar se njerëzit të cilët kanë qenë poshtë i kanë sulmuar “me gjësende të ndryshme”.

Seanca e ardhme për ngjarjet e 27 prillit është caktuar për më 19 shtator në orën 10. Atëherë do të merren në pyetje dëshmitarët Sashko Kocevski, Ferid Muhiç, Kurto Dudush dhe gazetarja Dushica Mërgja.

Të akuzuarit për rastin e ngjarjeve të 27 prillit ngarkohen për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndihen të fajshëm.

Në bankën e atë akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiç, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Slaveski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing