Londër, burri transporton me biçikletë divanin për tre persona

Një burrë me biçikletë, ka befasuar qytetarët në Londër, teksa në pjesën e përparme të timonit, mbante një divan të përshtatshëm për tre persona.

Marketing

Gary Pedder, 37 vjeç, kishte dalë për të bërë pazar, teksa pa burrin duke transportuar divanin me biçikletë dhe menjëherë nxori aparatin celular për të filmuar momentin.

“Ne u mahnitëm nga kjo gjë, mendoj se reagimi im në video tregonte sa i tronditur isha. Burri po vepronte sikur po bënte diçka të zakonshme. Nuk e di se përse po e bënte, por ishte vërtetë qesharake. Mund të merrte një furgon dhe ta transportonte divanin”, u shpreh Gary.

Sakaq, video është bërë virale në rrjete sociale dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra pëlqime dhe komente gazmore.

Marketing