Londër/ Më shumë se 60 të arrestuar në protestat kundër masave të mbylljes

Më shumë se 60 persona janë arrestuar gjatë një proteste kundër masave mbyllëse në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga policia, që u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Marketing

“Oficerët kanë kryer më shumë se 60 arrestime sot. Ka patur shumë thyerje të rregullave përfshirë edhe mosrespektimin e masave kundër koronavirusit. Ne presim që numri të rritet. Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje njerëzve të shkojnë në shtëpi”, ka bërë më dije policia përmes një postimi në tuiter./