Lord Robertson: Marrëveshja e Ohrit një vendim inteligjent i Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte dhe mbetet një lëvizje dhe një vendim inteligjent në historinë më të re të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur Lordi George Robertson gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Lord Robertson gjithashtu gjatë fjalimit të tij ka porositur liderët e vendit se të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit duhet kushtuar vëmendje sistematike me qëllim që të njëjtat të përforcohen dhe suksesi i tyre të jetë permanent.

“Sot këtu në Shkup, kur kujtojmë 13 gushtin e vitit 2001, të gjithë ne duhet të jemi falënderues, por edhe më tepër se aq. Kjo marrëveshje nuk na u dha neve si providencë (ndihmë), është dashur një angazhim i fuqishëm dhe akoma duhet, nuk ishte një mbarim por ishte një fillim, një lëvizje dhe vendim inteligjent në historinë e popullit tuaj. Duhet kushtuar vëmendje sistematike mbi themelet që kanë dalë nga kjo marrëveshje, të përforcohen të njëjtat dhe sistematikisht të rifreskohen nëse suksesi i saj dëshirojmë të jetë permanent”, deklaroi Lord Robertson.