Loredana i hakmerret keq Mozzikut

Loredana ka marrë një vendim duke larguar Mozzikun nga lista e të ftuarve në koncertin e 10 marsit në Gjermani.

Marketing

Telenovela e Mozzik dhe Loredanës sa vjen e bëhet edhe më e ngjeshur me skandale.

Në një intervistë Loredana kishte thënë se lidhja u ndërpre pasi që dyshja kishin shumë strese në karierë, gjë që i ndikonte edhe në jetën e tyre personale, dhe kështu kanë vendosur të ndahen, ndërsa nga ana tjetër Mozziku ka thënë se i gjithë faji bie mbi Loredanën.

Mesa duket as Loredana nuk e ka lënë me kaq. Në 10 mars këngëtarja do mbajë turin e saj “King Lori”, në Gjermani dhe në listën e të ftuarëve në koncert ishte edhe emri i Mozzik.

Por tani emri i tij është hequr nga lista dhe ajo do e mbajë vetë koncertin, pa Mozzik.