Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi ka dalë para mediave për të sqaruar akuzat që janë bërë ndaj saj.
Ajo dyshohet që së bashku me vëllanë e saj i kanë shkaktuar një çifti dëme në vlerë prej rreth 900 mijë eurove.
“Asnjë personi nuk i janë marrë paret me dhunë, me mashtrime, me kërcënim, këto para janë dhënë me vullnet – pala tjetër ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirë”, ka thënë Zefi para mediave.
“Është e vërtet se kam dhënë deklaratë në polici, por e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë. Prokurori më ka lejuar të shkoj në shtëpi tek vajza ime dhe e kam vazhduar jetën ashtu si më përpara”.
“Ky rast ka filluar më 2016. Unë nuk kam qenë e involvuar, nuk kam ditë asgjë. Disa anëtarë të familjes Zefi më kanë treguar që në 2018-ën është mundësia që të mbyllet ky rast. Unë nuk e di çka kanë bërë këtë persona ndërmjet veti dhe pse nuk është mbyllur rasti. Në 2018-ën kur e kam marr vesh kam qenë në gjendje me i ndihmu palës time, familjes”.
“Familja ime është mbi të gjitha, nuk më interesojnë mediat, nuk më intereson muzika, kur është në pyetje familja ime. Unë jam rritur me një familje të madhe, babai im na ka mësuar se nuk është asgjë më e rëndësishme se familja”.
Ajo ka treguar se në Kosovë ka ardhur për ta xhiruar një klip.
“Ky spot është planifikuar shumë ma heret dhe ne nuk kemi pasur arsye me shty spotin”.