Loredana publikon pjesën e katërt të dokumentarit mbi jetën e saj, nuk mungon Mozziku

Loredana solli pjesën e katërt të dokumentarit.Loredana Zefi gjatë vitit të kaluar filloi ta publikojë pjesë-pjesë dokumentarin mbi jetën e saj.

Sot (e premte), rep-artistja solli pjesën e katërt të këtij dokumentari, kësaj radhe flet për vizitën e saj në Kosovë.

Marketing

Ajo solli pamje nga vizita në Ferizaj, saktësisht tek familja e vëllait të saj, ndërsa më pastaj edhe pamje nga një drekë bashkë me familjarë e miq.

Ndër të tjera, Loredana publikoi pjesë nga blerjet në dyqane, fotografitë e vjetra të babait të saj të ndjerë si dhe vizitat në vende të ndryshme bashkë me Mozzikun.

Videoja përfundon me vogëlushen Hana, e cila po argëtohej bashkë me Loredanën dhe të tjerët që po filmonin në shtëpinë e saj.

https://www.instagram.com/tv/CJy4_8fKGg8/?utm_source=ig_embed

Marketing