Loredana dhe Zuna shumicën e kohës po e kalojnë së bashku.
Tash e disa javë, ndjekësit në rrjete sociale ‘vlojnë’ mbi thashethemet e mundshme për romancë mes Loredanës dhe Zunës.
Dyshimet u përforcuan nga një video e shkrepur në aeroplan ku reperja kosovare shihet në prehrin e kolegut të saj libanez.
Më pas, Prive.al raportoi se Zuna nuk iu nda Loredanës as për Shën Valentin ku ishte i pranishëm në një festë ku artistja performoi.
E të pandashëm ata janë shfaqur edhe sot.